Home » përpjekje » konaku i xhabynit » Emërimet e reja

Emërimet e reja

Shehaj-Rama-SpiropaliKa ditë që në mediat dhe bisedat e përditshme po flitet për dy emërimet e reja të qeverisë Rama, kjo për disa arsye nga të cilat mund të veçojmë disa. Së pari gjithsecili prej nesh ishte në pritje të emrit që do të vendosej në krye të dy prej dikastereve më problematike në këto 20 vite tranzicion (e sidomos 8 viteve të fundit). Së dyti emrat dhe identikiti që ishte përfolur për këto dikastere doli tërësisht bllof sepse emërimet qenë ku e ku larg pritshmërive të paktën të shumicës dërrmuese. Së treti fakti që BB por dhe  ekspertë ndërkombëtarë që para disa muajsh ishin në një konferencë të përbashkët me Ministrin Cani përmendëm se një ndër pikat kardinale të ekonomisë invalide të vendit tonë janë pikërisht Tatimet dhe Doganat.

Në lëmin e bisedave dhe diskutimeve, pjesë të së cilës u bënë dhe gazetat partiake (e si të mos ndodhte ndryshe) u përfshin edhe elementë rozë apo personal të njërës prej zonjave që u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Zj/ Shehaj u vu në qendër të akuzave nga organet mediatike të opozitës përmes një fotoje e cila tentonte të përshkruante pak a shumë jetën dhe punën e ardhshme të drejtoreshës së re. Po këto foto u përdorën si argument nga Fevziu gjatë intervistës me kryeministrin e ri, i cili i mbrojti edhe duke përdorur krahasime të keqkuptueshme dhe të pahijshme deri diku, mbrojtje e cila kulmoi me emisionin e Rudina Xhungës që na tregoi në Shqip se cilat qenë realisht drejtoreshat e reja (të paktën uroj ajo të ketë kuptuar se cilat qenë).

Unë nuk hyjë në grupin e atyre personave që kam një dozë të madhe skepticizmi për drejtoreshat e reja. Por kjo dozë skepticizmi është diametralisht e kundërt për njërën dhe për tjetrën. Mund të diskutoj që zj. Spiropali ka arsimin dhe kredencialet e duhura për të qenë në krye të Doganave po nuk e di se sa do të mundet ajo të mos bëhet vegël për bizneset dhe biznesmenët pranë Partisë Socialiste, po kështu mund të jem skeptikë për mënyrën se si ajo do të operojë me bizneset e njerkës (pra demokratëve). Pra në tërësi dyshimi im ndaj zj. Spiropali është në fuqinë dhe kredencialet në do mundin dot një krim të mirëorganizuar dhe në përsosmëri gjithë këto vite, nëse ajo do të bëhet një drejtoreshë e nderuar apo një nga të shumtat që mund të japë dorëheqjen apo akoma më keq të përlyhet?!

Ndërkohë që gjykimi për zj. Shehaj është diametralisht i kundërt. Kjo jo prej paragjykimeve të mia që lindin si pasojë e thashethemeve për jetën e saj apo diplomën e saj por për një shkak të vetëm që mendoj që është më parimor se sa ato dy të parat. A është e logjikshme dhe e dobishme që në një vend si i joni ku nuk ekziston kultura e deklarimit, ku shteti shihet si armiku që duhet t’ia hedhim, ku arka e shtetit është bosh sepse vetëm 23% e PBB është e përbërë nga tatimet dhe taksat e mbledhura, ku ka një skemë korruptive të mirëorganizuar të vendoset në krye të kësaj drejtorie kaq problematike një vajzë e cila eksperiencën e saj (shumë të respektuar) e ka si arkëtare?

Personalisht mendoj që nuk shkon si logjikë, jo vetëm në një vend si Shqipëria por as në një vend si Suedia ku kultura qytetare është shumë e lartë dhe mundësia për të abuzuar në kurriz të shtetit është shumë e ulët. Vendosja e një zonje e cila nuk ka asnjë të dhënë që ka punuar kohë më parë në fushën e tatimeve (të paktën si eksperiencë pune) por që ka punuar si arkëtare është në mos një vetvrasje një cinizëm ndaj besimit që me aq ngulm kryeministri e përmend në çdo fjalim parlamentar. Madje bëhet aq më shumë problematike si çështje kur mendon se z. Rama premtoi një sistem të ri fiskal i cili natyrisht duhet të projektohet edhe nga drejtoresha. A mundem unë vallë të mos shqetësohem? Unë mendoj se duhet të shqetësohem, sepse një nga arsyet që tatimet dhe taksat në këto vite nuk u mblodhën ishte dhe se qeveria e z. Berisha kish vendosur në krye të tyre (që nga 2010) një person që kish mbaruar Universitetin e Gjuhëve të Huaja. Pra kryeministri ndryshe nga çpo pretendon po vazhdon të bëjë të njëjtin gabim, duke rënë tek i njëjti moçal si paraardhësi i tij.

Një temë tjetër shqetësuese që vërej është metoda e ulët që po përdoret në këto çaste. Nuk më duket rastësore fakti që z. Rama ka vendosur vajza të reja në krye  të dikastereve. Duke ditur që shqiptarët nga natyra janë pak mizogjenë dhe e lirojnë shumë penën në disa momente atëherë ai tenton të përfitojë nga redaktimi i ashpër që mund t’i bëhet kritikave të këtyre vajzave si zj. Shehaj. Duke u futur nën ombrellën e sulmeve seksore, duke i përdorur ato si tualet dhe make up të qeverisë së tij z. Rama po mundohet t’i japë një formë (të pagoditur dhe pa shije kësaj rradhe) por pa brendësinë e duhur një qeverie që duket se në ç’do hap përpiqet të imitojë të parin e saj.

Por me të drejtë shtrohet dhe një pyetje tjetër. A duhet të jemi skeptikë ndaj të rinjve? Në pamje të parë nuk duhet të jemi aspak skeptik ndaj të rinjve, por kur këto të rinj janë pa një eksperiencë të duhur dhe merren për t’u vendosur në pozicione kyçe në këtë mënyrë atëherë pyetja e më sipërme është tërësisht abuzive. Nga ana tjetër kur sheh të rinj si zj. Spiropali që ka aftësi dhe këto i ka shfaqur ngrihen pyetje nga ato të mësipërmet dhe jo pak herë ne jemi ndjerë të zhgënjyer nga të rinjtë që kanë përdorur shoqërinë civile për t’u katapultuar në një shoqëri politike e për t’u përkthyer më pas në një kapital politik miltantësh.

 

Advertisements

One thought on “Emërimet e reja

  1. Pingback: Emërimet e reja | instinkt

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s